Paraditën e së enjtes, më 21 tetor 2021, në kuadër të aktiviteteve me rastin e përkujtimit të Lindjes së Begatë të Hz. Muhammedit (a.s), Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një takim të përzemërt me maturantët e Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”.
Fillimisht, Myftiu falënderoi drejtorin e shkollës, z. Kujtim Dervishi, përgjegjësin e lëndëve fetare, z. Gezim Dungaj, mësuesin Evans Drishti dhe përfaqësuesit e Myftinisë, të pranishëm në këtë takim.
Gjatë ligjëratës së tij, Myftiu kërkoi nga maturantët që të shfrytëzojnë kohën, të përsosin adhurimin, të ndjekin thirrjen drejt së cilës janë ftuar në jetë dhe ta përsosin atë me sa të kenë mundësi, të jenë shembull në moral dhe mirësjellje, të synojnë përherë më të lartën në jetë, të jenë falënderues e mirënjohës dhe të dëshmohen njerëz me dinjitet dhe integritet, në gjurmët e bashkëmoshatarëve të tyre, që u bënë yje ndriçues në gjurmët e Hz. Muhammedit (a.s)!
Myftiu solli në vëmendje të maturantëve shembullin e një adoleshenti në marrëdhënie me Pejgamberin (a.s) dhe kërkoi që secili prej tyre të ketë një komunikim të brendshëm me të dërguarin e Zotit, për t’u zotuar përpara tij për ecurinë drejt suksesit në jetë.
Ky takim u plotësua edhe me këshillat e urta të drejtorit të Medresesë dhe mësuesve të nderuar të pranishëm, sikurse u shoqërua edhe me pyetjet interesante të djemve drejtuar Myftiut.
Ligjërata e plotë: