Myftiu: “Shteti i Kuvajtit, i dëshmuar për bamirësi dhe humanizëm!”

Paraditën e së dielës, më 28 nëntor 2021, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në xhaminë e Kirasit në një takim vëllazëror, të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Kuvajtit në vendin tonë, z. Halid Esh-Shami, si dhe drejtorin për Ballkanin e “Komisionit për Evropën dhe dy Amerikat”, në Kuvajt, z. Mahmud En-Nexhdi, që shoqërohej edhe z. Samed Shehu, drejtor i Fondacionit “Mirënjohja”.

Pas faljes së namazit të mesditës në kompleksin e ri islam të lagjes Kiras, që i inaugurua më 15 nëntor 2020, falë bashkëpunimit të Myftinisë Shkodër me Fondacionin “Mirënjohja” dhe kontributit të “Komisionit për Evropën dhe dy Amerikat” në Kuvajt, Myftiu dhe miqtë u ndalën tek qendra e jetimëve, ku zhvilluan një takim të përzemërt dhe dhanë mesazhet e ngrohta e vëllazërore, që përkojnë edhe me ditën e pavarësisë.

Gjatë fjalëa së tij, Myftiu Sytari shprehu mirënjohjen e thellë për kontributet e Shtetit të Kuvajtit, për bamirësinë dhe humanizmin dhe gjurmët e bardha gjithandej nëpër botë, pa dallime në mesin e njerëzve, si dëshmia më e mirë e një misioni të shtrenjtë e plot vlera!

Nga ana e tyre, edhe miqtë e shtrenjtë dhanë mesazhet e tyre, sikurse ndanë me fëmijët e qendrëaës gëzimin e kësaj dite dhe mesazhet e mbështetjes së vazhdueshme.

Për nder të miqve, Myftiu shtroi një drekë vëllazërore.