Myftiu ngushëlloi familjarët e imamit të nderuar, H. Vesel Curraj

Paraditën e së hënës, më 27 dhjetor 2021, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i shoqëruar edhe nga Myftiu i Malësisë së Madhe, H. Edmir Smajlaj, ishte për vizitë ngushëllimi tek familja e rahmetliut, H. Vesel Sejdi Curraj, imam dhe aktivist i shquar i Malësisë së Madhe.

H. Vesel Curraj, i datëlindjes 1930, ka shërbyer si imam i xhamisë së fshatit së vendlindjes së tij Linaj, nga viti 1991 e deri në vitin 2005; e dyta xhami e rihapur në rang republike, pas xhamisë së Plumbit, më 16 nëntor 1990.

Ai ishte aktivist i zellshëm për ringritjen e xhamive në zonën e Malësisë së Madhe, duke kontribuar edhe personalisht me pasurinë e mundësitë e familjes së tij.

Në ngushëllimet e shprehura familjes, Myftiu Sytari u shpreh se brezi i imamëve dhe veprimtarëve të pas ’90, mbetet shembull i sakrificës, përkushtimit dhe dashurisë për besimin, fenë islame dhe harmoninë kombëtare.

Ai u lut për shpirtin e imamit rahmetli dhe mbarësinë e trashëgimtarëve të tij.