Hatmeja Sherife e Ramazanit, mirësi dhe bekim për besimtarët

Ditën e mërkurë, më 27 prill 2022, pas namazit të iqindisë, në praninë e shumë besimtarëve dhe besimtarëve, në xhaminë e Parrucë u zhvillua ceremonia e mbylljes së Hatmes Sherife të Ramazanit.

Leximi i plotë i Kuranit Famëlartë, i quajtur ndryshme Hatmeja Sherife, tashmë është bërë traditë e bukur dhe e përvitshme gjatë çdo muaji të Ramazani. Imamë të Shkodrës, hafizlerë mysafirë nga Turqia, si dhe shumë besimtarë dhe besimtare tubohen pas çdo namazi të iqindisë dhe lexojmë çdo ditë nga një xhyz prej Kuranit Famëlartë.

Tradita e bukur e leximit të plotë të Kuranit Famëlartë përfundon me ceremoninë e mbylljes së Hatmes Sherife, në vigjilje të Natës së Kadrit.

Pasi u krye falja e namazit të iqindisë, filloi programi me fjalën e hapjes nga teologu Lavdrim Hamja, i cili pasi falënderoi të pranishmit dhe dy hafizlerët e ardhur nga Turqia, H. Metin Sari dhe H. Xhelal Koca,  foli mbi rëndësinë e leximit të Kuranit Famëlartë dhe pozitën e lartë dhe vendin e veçantë, që kanë lexuesit e Librit të Allahut.

Më pas, H. Naim Drijaj, imam i xhamisë së Parrucës, mbajti një bisedë të shkurtër rreth vlerës dhe mirësisë së Natës së Kadrit e rastit, teologu Lavdrim Hamja, imam i xhamisë së “Dy Vajzave”, i cili pasi falënderoi të pranishmit dhe dy hafizlerët nga Turqia, foli mbi rëndësinë e leximit të Kur’anit Famëlartë dhe lidhjen e fortë që duhet të ketë myslimani me Librin e Allahut.

Lutja e Hatmes Sherife u drejtua nga H. Metin Sari në gjuhën arabe dhe nga teologu Lavdrim Hamja në gjuhën shqipe.