Helping Hand for Relief and Development, USA ndihmon 280 familjet shkodrane për Ramazan

Helping Hand for Relief and Development, USA ndihmon 280 familjet shkodrane për Ramazan

Helping Hand for Relief and Development, USA  përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm me Myftininë Shkodër ka vazhduar edhe këtë vit shpërndarjen e pakove ushqimore gjatë muajit të Begatë të Ramazanit 1444/2023.

Falë këtij bashkëpunimi me vlerë, këtë vit u ndihmuan 280 familje në nevojë në rrethin e Shkodrës, duke shpërndarë një sasi të konsiderueshme me produktet bazë të shportës ushqimore për çdo familje.

Me këtë rast, Myftinia Shkodër falënderon Helping Hand for Relief and Development, USA, që kontribuon me projekte të larmishme bamirëse gjatë Ramazanit, por jo vetëm.