Myftiu: “Imamët e Shkodrës, shembull kombëtar!”

Gjatë seminarit të ditës së sotme, më 22 nëntor 2016, në fjalën e tij përshëndetëse, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed B. Sytari, theksoi se, "Nuk është aspak e vërtetë ajo që keni dëgjuar nga media se, në qytetin tonë ka xhami jashtë juridiksionit tonë! Këto janë propaganda dashakeqe, që kanë për qëllim frikësimin e njerëzve dhe njollosjen tonë!

Ky është një banalitet, me të cilin po luhet trashë në rang kombëtar, duke u përfolur muslimanët si burim konflikti, pasigurie e frike në vend!

Dua të theksoj edhe një herë para jush, se modelet e shërbimeve të prodhuara kryesisht nga imamët tanë, vlejnë si shembull kombëtar!

Natyrshëm, ka ende shumë për të bërë e përmirësuar në punën tonë, por assesi nuk ia lejojmë askujt të fusë hundët në punët tona të brendshme a të njollosë imazhin tonë!" -, tha Myftiu i Shkodrës.