Ftesë për aktivitetet e Natës së Kadrit

Myftinia Shkodër ka kënaqësinë t’ju ftojë të bëheni pjesë e aktiviteteve me rastin e Natës së Kadrit, që është “më e mirë se 1000 muaj”!

Aktivitetet nisin me namazin e iqindisë, ditën e mërkurë, më 21 qershor 2017, duke nisur nga ora 16.45, në xhaminë e Parrucës, ku pas namazit të iqindisë me xhemat, do të mbahet një ligjëratë mbi vlerën e Kur’anit Famëlartë në jetën e muslimanit, nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari.

Ligjërata do të pasohet nga përfundimi i Hatmes Sherife, (leximi i plotë i Kur’anit Famëlartë) dhe duaja e saj.

Ndërkohë, namazi i jacisë së kësaj nate do të shënojë fillimin e adhurimeve dhe lutjeve deri në namazin e sabahut, sipas një programi të ngjeshur me namazin e teravisë, mexhlisin e dhikrit dhe duasë pas saj, deri në kohën e syfyrit dhe faljes së sabahut me xhematë.

Ndërkohë, falë bashkëpunimit me Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” dhe Shoqatën “Istanbul”, me namazin e jacisë, në ambientet e jashtme të xhamisë së Parrucës do të hapet çadra e Natës së Kadrit, në shërbim të adhuruesve.

Myftinia Shkodër ju uron Natën e Kadrit dhe adhurime të pranuara!