Aktivitet me temë: “Si ta lexojmë jetën e Hz. Muhammedit (a.s)”

Në kuadër të aktiviteteve me rastin e përkujtimit të Lindjes së Begatë të Mëshirës së Dhuruar, Hz. Muhammedit (a.s), Myftinia Shkodër ka organizuar të shtunën, më 18 nëntor 2017 aktivitetin me temë: “Si ta lexojmë jetën e Hz. Muhammedit (a.s)”.

Aktivitetin e hapi teologu Arben Halluni, ku pasi uroj pjesëmarrësit për prezencën e tyre, vuri në dukje se ky është aktiviteti i parë që vjen në kuadër të shumë aktiviteteve, të cilat do të organiohen nga Myftinia Shkodër, me qëllim për të  risjellë në vëmendje figurën e ndritur të njerëzimit, Hz. Muhammedin (a.s) për të cilin, bota ka nevojë për shëmbëlltyrën e tij në aspekt të besimit, të adhurimit, moralit dhe vlerave të harmonisë dhe mirëkuptimit në mes krijesave të Zotit (xh.sh).

Në ligjëratën e këtij takimi me temë: “Si ta lexojmë jetën e Hz. Muhammedit (a.s)”, të cilën e mbajti H. Bashkim Bajraktari, trajtoi shumë aspekte të jetës së Profetit të Islamit, Hz. Muhammedit (a.s). Ai u ndal kryesisht, tek ajo që nuk mjaftohet vetëm leximi për kulturë të personalitetit të tij, por ajo që është më e rëndësishme, është vënie në jetë dhe praktikë të veprës së ndritur të Pejgamberit (a.s), në të gjitha aspektet e jetës. Vetëm duke e praktikuar traditën e të Dërguarit të Allahut (a.s) në jetën tonë të përditshme, meritojmë me të vërtetë të jemi pjesë e ymetit të tij – tha ndër të tjera ligjëruesi i këtij aktiviteti, H. Bashkim Bajraktari.

Më pas, teologut Bajraktari kaloj në formën e një bashkëbisedimi, duke iu përgjigjur pyetjeve të të pranishmëve.