Myftinia Shkodër ngushëllon familjen Beqiraj

Ditën e xhuma, më 29 dhjetor 2017, përfaqësuesit e Myftinisë Shkodër, teologu Lavdrim Hamja dhe H. Fejzi Zaganjori, morën pjesë në ceremoninë e xhenazes së të riut Florenc Beqiraj, i cili humbi jetën në rrethana të mjegullta në një nga burgjet e Francës, drejt së cilës kishte udhëtuar për një jetë më të mirë.

Namazi i xhenazes së të riut u drejtua nga imami i nderuar, teologu Lavdrim Hamja, i cili u lut për falje e mëshirë.

Ndërkohë, në fjalën e rastit para të pranishëmve të shumtë të ardhur për të kryer faljen e xhenazes së të riut, H. Fejzi Zaganjori ngushëlloi familjarët e të ndjerit, sikurse u lut që Zoti t’i ruajë fëmijët tanë në emigracion dhe ngjarje të tilla të kobshme e të mbushura me dhembje të madhe, të mos përsëriten.