Nata e Kadrit, rinia tejmbush xhamitë e Shkodrës

Nata e Kadrit është e 27-ta e Muajit Ramazan. Ajo pason ditën e njëzet e 7a një sure që mban emrin e kësaj Nate. Quhet sureja e "Kadrit" dhe bën fjalë për mrekullinë dhe madhështinë e saj.

Si çdo vit, edhe këtë Ramazan, Myftinia Shkodër organizoi të dielën, më 10 qershor 208 në program të larmishëm që nisi që me namazin e iqindisë, ku u mbyll edhe leximi i plotë i Kur'anit Famëlartë dhe duaja e hatmes nga Myftiu i Shkodrës.

Më pas, nga namazi i jacisë dhe deri në orët e para të mëngjesit pasues, në të gjitha xhamitë e Shkodrës u zhvilluan lutje dhe adhurime të ndryshme, në kërkim të mirësive të kësaj Nate.

Në xhaminë e Parrucës, që ishte tejmbushur nga besimtarët, deri jashtë oborrit, pas faljes së jacisë u mbajt dersi i kësaj nate nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari.

Pas namazit të jacisë, u fal edhe namazi i tespihëve me xhematë, për qëllim mësimin dhe kultivimin e tij, si një adhurim me vlera të veçanta dhe me një shpërblim të madh.

Pas dhikreve me xhematë u bë edhe duaja në gjuhën shqipe, ku besimtarët u lutën për ymetin islam, për rimëkëmbjen e madhe dhe forcimin e muslimanëve në mbarë botën, për ndriçimin e botës me përhapjen e pandalshme të Islamit, si feja e shekullit 21 dhe shpresa e pashuar e rikthimit të paqes, drejtësisë, moralit dhe mirëqenies në mbarë botën.