Haxhilerët e parë mbërrijnë sot në Medine

Sipas burimeve zyrtare, ditën e sotme, më 14 korrik 2018, në aeroportin ndërkombëtar të Medines “Princi Muhammed bin Abdulaziz”, mbërriti grupi i parë i haxhilerëve të këtij viti.

Sipas agjensisë UAE_BARQ, paraditën e sotme mbërriti grupi i parë i haxhilerëve të këtij viti. Grupi i përbërë nga 321 haxhilerët e parë erdhi nga Pakistani.

Pas këtij grupi, ditën e sotme mbërritën edhe 30 fluturime të tjera nga vende të ndryshme të botës.

Këtë vit, mijëra muslimanë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe diaspora do të udhëtojnë drejt vendeve të shenjta për kryerjen e haxhit.

Edhe nga qyteti i Shkodrës, një numër i madh besimtarësh janë regjistruar për kryerjen e këtij obligimi fetar, që tubon miliona muslimanë nga mbarë bota në Qaben e Madhnueshme.