Bashkëbisedim rreth librit: “Vatër e dijes shkodrane”

Pasditen e së xhumasë, më 14 shtator 2018, në ambientet e bibliotekës së qytetit, Myftinia Shkodër, me rastin e vitit të ri Hixhri 1440 dhe fillimit të vitit të ri shkollor 2018-2019, organizoi aktivitetin me temë: Bashkëbisedim rreth librit: “Vatër e dijes shkodrane”, me autor studiuesin z. Fiqiret Hoxha.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, drejtori i Medresesë së Shkodrës, z. Kujtim Dervishi, imamë, pedagogë, intelektualë dhe besimtarë shkodranë.