Myftiu takoi imamët në prag të Ramazanit 1440/2019

Paraditën e së enjtes, më 2 maj 2019, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, takoi imamët e qytetit të Shkodrës, në një takim këshillues në prag të Ramazanit të sivjetshëm.

Myftiu vlerësoi aktivitetet e deritanishme si të dobishme për besimtarët, sidomos ligjëratat me vlerë të teologëve shkodranë, që i dhanë një atmosferë të pasur dy muajve që i paraprijnë Ramazanit.

Myftiu iu drejtua imamëve me një mesazh të gjatë, ku u përqendrua te domosdoshmëria e ruajtjes së familjes, gjallërimit të xhamive në Ramazan me qarkullimin e imamëve, konsolidimin e harmonisë në mesin e besimtarëve dhe përhapjen e shpresës në shoqëri.

U dhanë edhe udhëzimet e duhura për të garantuar ruajtjen e traditave të këtij Muaji me vlerë, sikurse u pasqyrua edhe një pjesë e aktivitetit të larmishëm në ditët e Ramazanit të sivjetshëm.