“Mësojmë dhe argëtohemi”, nis programi veror për fëmijët e kurseve fetare

Ditën e mërkurë, më 19 qershor 2019 filloi programi veror për fëmijët e kurseve fetare të xhamive të Shkodrës.

Në ditën e parë të këtij programi, në pikën turistike të Razmës, morën pjesë fëmijët e xhamive të fshatit Dragoç dhe Kullaj të Postribës, së bashku me dy imamët e nderuar të tyre, H. Shkëlqim Sykaj dhe H. Ardin Selhani

Përgjegjësi i arsimit, pranë Myftinisë Shkodër, teologu Arben Halluni bëri hapjen e këtij programi, duke i uruar mirëseardhjen fëmijëve dhe duke bërë prezantimin e këtij programi, që tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme. Teologu Halluni tha, se qëllimi i këtij programi është të mësojmë dhe në të njëjtën kohë të argëtohemi përmes aktiviteteve dhe lojërave të ndryshme.

Nisjen e këtij programi e përshëndeti edhe z. Lavdrim Hamja, imam i xhamisë së “Dy Vajzave”, i cili i përgëzoji fëmijët për pjesëmarrjen e tyre në këtë program dhe u lut, që ata të përfitojnë sa më shumë prej këtyre aktiviteteve të dobishme dhe vlerë.

Programi “Mësojmë dhe argëtohemi” është parashikuar të zhvillohet në disa ditë të caktuara gjatë muajve qershor dhe korrik dhe do të përfshijë disa xhami të Myftinisë Shkodër.