Myftinia Shkodër në mbështetje të Para-Tetraplegjikëve

Paraditen e mërkurë, më 20 maj 2020, Myftinia Shkodër, me rastin e muajit të begatë të Ramazanit, shpërndau 50 pako ushqimore për personat para-tetraplegjikë.

Në fjalën e tij, kryetari i Shoqatës së Para-Tetraplegjikëve, z. Saimir Beqiri tha: “Ky aktivitet u realizua falë mbështetjes së vazhdueshme që na jep Myftinia Shkodër me drejtues Imam Muhamed B. Sytari. Shprehim mirënjohje dhe falënderime të përzemërta për këtë kontribut të dhënë në ndihmë direkte për këto familje. Urojmë në këtë muaj të shenjtë sa më shumë mirësi, tolerancë dhe solidaritet mes njëri-tjetrit”.

Ky projekt u arrit falë bashkëpunimit me xhaminë Wil, të Zvicrës.