Xhamia e Dërgutit zbukurohet me tapetin e ri

Falja e namazit të sabahut, të hënën e 22 qershorit 2020, e gjeti xhaminë e lagjes Dërgut me tapetin e ri, duke ofruar një komoditet më tepër për xhematin e kësaj xhamie.

Prej dy ditësh, puna për zëvendësimin e tapetit të vjetër e kthey xhaminë e Dërgutit në një kantier ndërtimi, ku nën drejtimin e imamëve të nderuar H. Ervil Kuçi, H. Altin Nikshiqi dhe djemve të xhematit, u bë e mundur që ky aksion të përfundojë me sukses.

Myftinia Shkodër shpreh falënderimet dhe mirënjohjen e saj për donatorin kryesor të kësaj vepre madhore, i cili, me thjeshtësinë e tij karakteristike, ka preferuar të mos i bëhet publik emri, duke dhënë një shembull të mrekullueshëm në shërbimet ndaj xhamisë së lagjes së tij!

Theksojmë se kjo nuk është hera e parë që zotëria në fjalë konttibuon për xhaminë e lagjes së tij!

Njëkohësisht shprehim falënderim për xhematin e xhamisë Dërgut, që janë angazhuar për mbledhjen e fondit shtesë për plotësimin e disa nevojave që ka kjo xhami.

Myftinia Shkodër falënderon edhe të nderuarin Vullnet Vehbi Pishtari, me firmën e tij, prej të cilës morëm ofertën e përshtatshme për cilësinë e tapetit dhe shërbimit në kohë!

Besimtarët e gëzofshin dhe bamirësit i shpërbleftë All-llahu me mirësitë e Tij të pakufijshme!