Myftiu: Medreseja e Shkodrës, që 30 vjet rrezaton shpirt e vlera…

Ditën e martë, më 9 shkurt 2021, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari takoi drejtorin e Medresesë së Shkodrës, “Haxhi Sheh Shamia”, z. Kujtim Dervishi, me të cilin zhvilloi një bashkëbisedim rreth aktivitetit të këtij institucioni me vlerë për qytetin dhe mbarë trojet shqiptare.

Në profilin e tij në facebook, Imam Muhamed B. Sytari shkruan:

“Pata kënaqësi të nis ditën me një bashkëbisedim me vlerë e plot larmi kujtimesh, mendimesh e sfidash për t’u kaluar me mbarësinë e Zotit, me të nderuarin, z. Kujtim Dervishi, drejtor i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”.

Situata aktuale në kushtet e pandemisë, procesi mësimor dhe ai edukativ, e sotmja e Medresesë sonë, përgjegjësia e edukimit të brezave, si një amanet i shenjtë i familjeve shkodrane, por jo vetëm, e mbushën kohën dhe i dhanë begati asaj!

Lutjet më të mira për Medresenë e Shkodrës, që në 30 vjetorin e saj, rrezaton më së miri atë shpirt të madh të përkushtimit dhe bashkëpunimit të sa e sa burrave të urtë dhe grave edukatore, për të mbërritur në këtë cak zhvillimi!”