Ruajtja nga zullumet është sistem jete tek ne në Islam!

Thirrja kuranore për të mos i bërë zullum vetes, e ngarkon muslimanin me përgjegjësinë e madhe të dëshmuarit korrekt me këdo në jetë, duke mos u tërhequr nga nefsi, tekat e inati, për të anuar nga padrejtësia, të cilën, Allahu (xh.sh) ia ndaloi Vetes dhe e bëri haram në mes nesh!

Në këtë logjikë, është i qartë hadithi kudsi: “O robët e Mi, Unë ia ndalova Vetes Sime padrejtësinë, edhe në mes jush e bëra haram, prandaj mos i bëni padrejtësi njëri-tjetrit!”, pa përmendur ajete të shumta që qëndrojnë në themel të kësaj thirrjeje hyjnore.

Ajeti 36 i sures Et-Teube: “Te Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj). Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim, e dijeni se Allahu është me ata që ruhen (të këqijave).”, është një thirrje e mrekullueshme hyjnore që na frymëzon drejt fisnikërisë dhe ruajtjes së dinjitetit, duke iu nënshtruar thirrjes së Zotit të gjithësisë!

Si në paqe, ashtu edhe në luftë, muslimani është urdhëruar të jetë i ruajtur nga e keqja në sjelljen e tij, i distancuar nga zullumet dhe i prirur drejt të mirës!

Me pak fjalë, ruajtja nga zullumet është sistem jete tek ne, në Islam!

Imam Muhamed B. Sytari
Myfti i Zonës Shkodër

Shkodër, më 1 mars 2021
(Reflektime nga mesazhi i hytbes së xhumasë,
mbajtur më 26 shkurt 2021, në xhaminë e lagjes Dërgut)

○ Linku i hytbes: