“Mësojmë dhe argëtohemi”, aktiviteti i radhës në zonën e Rrjollit, Velipojë

Ditën e enjte, më 08 korrik 2021, u zhvillua aktiviteti i radhës në kuadër të programit veror “Mësojmë dhe argëtohemi”, në zonën e Rrjollit, pranë bregdetit të Velipojës, Shkodër me pjesëmarrjen e rreth 32 nxënësve të kurseve fetare/mejtepeve të xhamive Zogaj dhe Draçin.

Fillimisht, drejtuesi i arsimit, pranë Myftinisë Shkodër, teologu Arben Halluni në fjalën hapëse të këtij programi i uroi mirëseardhjen nxënësve të kurseve fetare në këtij aktivitet, si dhe prezantoi programin e këtyre veprimtarive, duke u dhënë disa këshilla dhe udhëzime edukative të dobishme.

Ndër të tjera, i pranishëm në këtë ndalesë të radhës të këtij programi ishte edhe teologu Ervil Kuçi, përgjegjës i sektorit të rinisë, i cili shprehu kënaqësinë për organizmin e këtij karvani të mbushur me aktivitete të larmishme edukative, kulturore dhe argëtuese.

Më pas, u zhvilluan lojëra të ndryshme zbavitëse tradicionale si: gara dhe lojëra në ujë, tërheqje litari, volejboll, minifutboll, etj.

Programi i aktiviteteve verore do të zgjasë deri në fund të gushtit me të tjera veprimtari të larmishme.