Myftiu priti imamin e xhamisë shqiptare në Toronto

Paraditën e së mërkurës, më 4 gusht 2021, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt, imamin e xhamisë shqiptare në Toronto të Kanadasë, të nderuarin Adnan ef. Berbatovci.

Gjatë takimit dy bashkëbiseduesit ndanë eksperiencat dhe vizionet e tyre në drejtim të bashkëpunimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të Thirrjes Islame, sidomos në trojet tona dhe tek shqiptarët, kudo qofshin.

Myftiu e njohu mikun e mirë me historinë e aktivitetit islam në Shkodër, sidomos gjatë shekullit të shkuar, deri në ditët tona, sikurse e prezantoi edhe me aktivitetin botues të Myftinisë Shkodër, me ç’rast i dhuroi atij edhe disa botime personale dhe disa nga titujt e botuar nga Myftinia Shkodër.

Me rastin e kësaj vizite, Myftiu Sytari i dorëzoi imamit të xhamisë shqiptare në Toronto, një Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin e vëllezërve tanë në Toronto për gjallërimin e atmosferës së Kurban Bajramit të sivjetshëm në Shkodër.