Ditën e mërkurë, më 22 dhjetor 2021, në xhaminë e Parrucës u zhvillua ceremonia e hyrjes në Islam e të riut belg Jules, që në përputhje me etiken dhe rregullat islame, e dëshmoi shehadetin para Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari.
Në një postim tijin, Myftiu e përshkroi kështu emocionin dhe ndjesinë e tij të kësaj ndodhie të veçantë:
“Belgu Jules, e pranoi sot Islamin!
Një emocion i jashtëzakonshëm dhe një ndjesi e mrekullueshme, teksa ndjeja sinqeritetin dhe dorëzimin e tij në këtë bejat shekullor, që përsëritet brez pas brezi në madhështinë e dëshmisë së madhe: “Do të mbërrijë kjo fé, ku ka mbërritur nata dhe dita”, dëshmi që na e shton edhe më shumë lidhjen dhe dashninë e Resulullahut (a.s)!
Mirë së erdhe në familjen tënde të madhe, i dashtuni Jules!
Imam Muhamed B. Sytari”
Viteve të fundit, numri i evropianëve dhe perëndimorëve që po pranojnë Islamin, sa vjen e rritet duke u kthyer në një fenomen të natyrshëm dhe një bekim për njerëzimin!