Takim pune me myftilerët e zonës Shkodër

Paraditën e së shtunës, më 15 janar 2022, në qytetin e Shkodrës u organizua takimi i parë periodik për vitin 2022, i myftilerëve të zonës Shkodër, nën drejtimin e nënkryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Taulant Bica.

Në takim ishin të pranishëm myftilerët e nderuar të Shkodrës, Malësisë së Madhe, Pukës, Kurbinit dhe Lezhës. Ndërkohë, për shkak të kushteve të motit dhe largësisë, mungonin myftilerët e Tropojës, Kukësit dhe Hasit.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth kalendarit të aktiviteteve të vitit 2022, ku myftilerët e nderuar paraqitën detaje me vlerë të këtij kalendari, sikurse u diskutua gjatë rreth problematikave të shumta të disa zonave, ku duhet të intensifikohet bashkëpunimi për të ruajtur ritmin e aktivitetit, për hapjen e xhamive dhe afrimin e rinisë.

Theksi u vu në veçanti tek organizimet me rininë, gjallërimin e hytbeve të xhumasë, përzgjedhjen e mesazheve dhe ndjekjen me vëmendje të nevojave të ka xhemati dhe xhamitë tona.