Sofra e hapur e iftarit, ditën e mërkurë, më 13 prill 2022, u ndal në xhaminë e “Dy Vajzave”.
Në këtë sofër të begatë iftari, të shtruar nga Myftinia Shkodër me Institutin Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam, merrnin pjesë xhemati i xhamisë, imamë të nderuar dhe intelektualë të Shkodrës.
Pas çeljes së iftarit në xhami, u bë falja e namazit të akshamit me xhematë, nën drejtimin e imamit Lavdrim Hamja.
I pranishëm në këtë iftar ishte edhe përfaqësuese i AIITC-së, teologu Genc Aga, i cili uroi agjëruesit dhe bëri lutje, që Allahu ta pranojë agjërimin dhe krejt adhurimet e tjera.
Teologu Lavdrim Hamja falënderoi AIITC-së për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë për xhaminë e “Dy Vajzave”.