Paraditën e së mërkurës, më 26 tetor 2022, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një vizitë në ambientet e Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, ku u prit nga drejtori, z. Kujtim Dervishi.
Gjatë vizitës, Myftiu e përgëzoi drejtorin e Medresesë për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor 2022-2023, sikurse shprehu vlerësimin e përsëritur për arritjet e medresesë dhe atë që ajo përfaqëson.
Myftiu e lajmëroi drejtorin Dervishi edhe për lajmin e mirë të certifikimit të plotë të vakëfit të Myftinisë Shkodër, kompleksit të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, pas shumë përpjekjesh legjitime.
Gjatë këtij takimi, Myftiu foli edhe për mbresat e vizitës së një dite më parë në Medresenë “Mehmed Fatih” në Tuz, sikurse theksoi se është koha që medresetë tona të kenë më shumë bashkëpunime, të binjakëzohen e të shohin rrugët e këmbimit të përvojave.