Ditën e xhuma, më 18 nëntor 2022 , në xhaminë e fshatit Trush u zhvillua aktiviteti i këndimit tradicional të Mevludit Sherifë, në përkujtim të Lindjes së Begatë, dërgesës dhe mesazhit të Resulullahut, të Dërguarit të fundit, Hz. Muhammedit (a.s).
Krahas shumë besimtarëve të fshatit Trush dhe zonave përreth, merrnin pjesë edhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, imami i xhamisë së fshatit Trush, H. Jetmir Braqi, si dhe imamë dhe hoxhallarë të xhamive të ndryshme të qytetit dhe fshatit.
Myftiu i Shkodrës, në fjalën e tij para të pranishmëve, dha disa këshilla të dobishme që lidhen me mesazhin dhe urtësinë e dërgesës së Hz. Muhammedit (a.s), si Vulë e të dërguarve dhe si udhëzimi i mjaftueshëm për mbarë botët.
Myftiu falënderoi imamin e xhamisë së Trushit, H. Jetmir Braqi, për përkushtimin e madh me rininë dhe fëmijët e kësaj zone, si dhe angazhimin e dëshmuar për të mirën e xhamisë dhe fshatit Trush.
Në vijim të programit, kënduesit e Mevludit, H. Elvis Molla, H. Vullnet Pishtari, H. Bujar Haxhani dhe H. Elsamet Tula përcollën para të pranishmëve pjesë nga “Mevludi Sherifë”, salavate, dua-hatme, ilahi, etj.