“Rroba e devotshmërisë është më e mirë!”
Pasdreken e mërkurë, më 1 shkurt 2023, Myftinia Shkodër organizoi një aktivitet me rastin e Ditës Botërore të Hixhabit, me moton: “Rroba e devotshmërisë është më e mirë”, në ambientet e Grand Hotel Europa.
Në këtë aktivitet merrni pjesë teologe, mësuese, intelektuale, studente, nxënëse, besimtare dhe u zhvillua në një format ndryshe nga takimet e tjera, në një bashkëbisedim miqësor dhe shkëmbim idesh e përvojash mes motrave intelektuale myslimane.
Nën moderimin e teologes Zamira Bushati, ky takim trajtoi:
– “Hixhabi në këndvështrimin Islam”, nga teologe Jetmira Kakini.
– “Hixhabi në aspektin social, dhe në karrierë”, nga punonjësja sociale në karrierë, znj. Arjeta Pelinku.
– “Përshëndetje në lidhje me hixhabin”, nga teologe Ferzet Ndoja.
– Diskutim rreth disa pyetjeve, ku moderatoreja ia drejtoi pjesëmarrëseve, të cilat dhanë idetë dhe shkëmbyen përjetimet dhe eksperiencat e tyre në lidhje me hixhabin.
– Në fund të këtij bashkëbisedimi, u rrëfye një histori personale motivuese hixhabi, nga jeta e Jesmina Ajazaj, e cila ka vendosur të mbart shaminë para disa muajve.