Këshillime dhe diskutime rreth vakëfeve të fshatit Barbullush
Paraditën e së enjtes, më 2 shkurt 2023, në kuadër të analizës së gjerë të vakëfeve, problematikave, ideve të zhvillimit dhe angazhimit për gjallërimin e tyre, në ambientet e Myftinisë Shkodër, u diskutua rreth vakëfeve të fshatit Barbullush.
Myftiu dëgjoi nga administratori dhe menaxheri i vakëfeve disa nga problematikat e trashëguara ndër vite, bashkëpunimin me ish-Komunën Bushat dhe Bashkinë e Vaut të Dejës altualisht për kapërcimin e disa problematikave, por që për fat të keq kanë ngelur peng i burokracive të pakuptimta të institucioneve tona.
Myftiu dëgjoi edhe imamin e xhamisë së fshatit Barbullush, i cili shprehu ankesat e besimtarëve, sidomos për vakëfin e varrezave, që akoma nuk ka marrë drejtimin e duhur dhe që ka përpjekje për zaptimin e tij, pavarësisht dëshmive dhe letrave që dëshmojnë për origjinën e këtij vakëfi.
U diskutua edhe për zhvillimin e krejt zonës së vakëfit brenda rrethimit të xhamisë, ku disa projekte të vlefshme presin prej kohësh mbështetjen e duhur dhe zbatimin konkret.
U la porosi që të ndiqen me prioritet udhëzimet e këtij takimi si dhe të zhvillohet një takim në Bashkinë e Vaut të Dejës, për zgjidhjen e çëahtjes së varrezës muslimane të fshatit Barbullush.