Myftiu i Shkodrës ligjëroi në xhaminë kryesore të Kërçovës
Me ftesë të Myftinisë së Kërçovës dhe Myftiut të saj, H. Qamil ef. Rushiti, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ditën e xhuma, më 10 mars 2023, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, ligjëroi në xhaminë e Sulltan Bajazit.
Në ligjëratën e tij, Myftiu Sytari u përqendrua tek rëndësia e përgatitjes në prag të muajit Ramazan, duke pastruar nijetin, duke kontrolluar veprat dhe duke u përpjekur për përmirësimin e jetës, mbështetur në udhëzimet kur’anore dhe traditat e Hz. Muhammedit (a.s).
Myftiu i Shkodrës zhvilloi edhe një vizitë në selinë e Myftinisë së Kërçovës, ku u prit nga Myftiu H. Qamil ef. Rushiti me stafin e tij.
U këmbyen mendime dhe ide në frymën e bashkëpunimit dhe shtrimit të rrugëve të vëllazërisë dhe shfrytëzimit të kohës dhe mundësive për takime dhe aktivitete të përbashkëta.
Në kuadër të kësaj vizite u këmbyen edhe botimet e myftinive përkatëse.