Fëmijët e xhamisë Barbullush, bashkë në iftarin e Ramazanit

Fëmijët e xhamisë Barbullush, bashkë në iftarin e Ramazanit

Muaji i begatë i Ramazanit mbledh gjithandej besimtarët në aktivitete e tubime të ndryshme. Quhet edhe muaji i forcimit të vëllazërisë dhe shtimit të bamirësisë dhe solidaritetit në mes vete.

Gjatë këtyre ditëve, në xhami të ndryshme të qytetit dhe fshatit, janë organizuar aktivitete dhe tubime që na bashkojnë e na afrojnë më shumë me njëri-tjetrin, duke na bërë ta shijojmë edhe më shumë çdo ditë e natë të këtij muaji.

Ligjëratat, iftaret vëllazërore, mexhliset e hapjes sherife, ndihmat për nevojtarët, etj., i japin kuptim atmosferës së këtij Muaji.

Të mërkurën e 5 prillit 2023, në ambientet e xhamisë së Barbullushit, nën drejtimin e imamit të kësaj xhamie, H. Ervis Molla, u mblodhën fëmijët frekuentues të kursit fetar të kësaj xhamie.

Në një atmosferë të begatë e plot dritë besimi e vëllazërie, të pranishmit ndanë bashkërisht lutjet e kësaj dite, si dhe kënaqësinë e prezantimit në sofrën e begatë të ifatrit.

Allahu (xh.sh) e pranoftë dhe na bashkoftë për të mira!