U zhvillua konkursi i madh fetar, edicioni i 11-të me nxënësit e mejtepeve të xhamive të zonave administrative Oblikë dhe Bërdicë
Ditën e shtunë paradite, më 17 qershor 2023, në Qendrën Kulturore të xhamisë Oblikë, Myftinia Shkodër përmes sektorit të arsimit organizoi aktivitetin e konkursit të madh të 11-të me nxënësit e mejtepeve/kurseve fetare të xhamive të zonave administrative Oblikë dhe Bërdicë
Ky aktivitet, që mblodhi nxënësit konkurues të 11 xhamive: Oblikë, Muriqan, Alimetaj, Velinaj, Xhaferraj, Zusë, Bërdicë e Sipërme, Bërdicë e Mesme,Trush, Shirq dhe Rrushkull së bashku me nxënësit e tjerë të këtyre kurseve, u hap me fjalën e drejtuesit të arsimit, teologut Arben Halluni, i cili pasi i uroj mirëseardhjen nxënësve frekuentues sistematikë në mejtepet e xhamive, u foli për rëndësinë e këtij aktiviteti, i cili frymëzon besim, adhurim, edukatë, kulturë, respekt, vëllazëri dhe harmoni me të gjithë.
Aktiviteti i konkursit të madh fetar u shoqërua me veprimtari sportive e zbavitësë si dhe lojra animatore në ambientet e jashtme të xhamisë Oblikë
Në fund u zhvillua ceremonia e shpalljes së fituesve, ku juria e përbërë nga H. Naim Drijaj dhe H. Lavdrim Hamja dhe hafizi Bajram Hoxha nga Turkia, në bazë të pikëve maksimale vendosën:
– Në konkursin e Kur’anit, Xhuzi Amme: Çmimi i parë, nxënësit të xhamisë Trush, Erald Tula.
– Në konkursin e Leximit/Mësimit të Kur’anit dhe Ilmihal: Çmimi i parë, nxënëses së xhamisë Zusë, Dhurata Mehja; çmimi i dytë, nxënësit të xhamisë Oblikë, Elsaid Plori dhe çmimi i tretë, nxënësit të xhamisë Shirq, Briken Beqiri.
– Në konkusin e këndimit të bukur të Ezanit: Çmimi i parë, nxënësit të xhamisë Rrushkull, Orgest Beqiri.
Në ditët në vijiim, olimpiada e Konkursit të Madh Fetar do të organizohet edhe në zona të tjera të xhamive të Shkodrës.