Nxënësit e mejtepit fetar në xhaminë Mes-Myselim festojnë Kurban Bajramin

Nxënësit e mejtepit fetar në xhaminë Mes-Myselim festojnë Kurban Bajramin

Në kuadër të festës së Kurban Bajramit, nxënësit e mejtepit/kursit fetar të xhamisë Mes-Myselim, të Njësisë Administrative Postribë, Shkodër festuan Kurban Bajramin.

Përmes veprimtarive argëtuese, zbavitëse dhe sportive ata manifestuan gëzimin dhe harenë e kësaj feste, e cila bashkoi edhe prindërit e tyre, të cilët ishin vetë ata që kontribuuan me dhurata simbolike për nxënësit e mejtepit, të cilët marrin në mënyrë të vazhdueshme mësime fetare dhe edukative sipas programit të Myftinisë Shkodër.

Në fund fëmijët, me pjesëmarrjen edhe të mësuesit të tyre, Fatmir Sula shijuan disa gatime dhe ëmbëlsira të përgatitura enkas për festën e Kurban Bajramit.