Myftiu dhe imamët e qytetit diskutuan organizimin e Fitër Bajramit

Myftiu dhe imamët e qytetit diskutuan organizimin e Fitër Bajramit

Myftiu dhe imamët e qytetit diskutuan organizimin e Fitër Bajramit

Ditën e shtunë, më 14 mars 2026, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një takim pune me imamët e ftuar të xhamive: “Ebu Bekër”, Kiras, “Dy Vajzave”, Medrese, Perash, Kiras, Dërgut e Shirokë.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth organizmit të ceremonisë së Fitër Bajramit, me ç’rast u ra dakord që ceremonia e kësaj dite festive të zhvillohet në sheshin e Vakëfit të Fushë Çelës, ditën e xhuma, më 20 mars 2026.

U paraqit edhe programi i ceremonisë së Fitër Bajramit dhe u dhanë udhëzimet e duhura për mbarësinë e këtij eventi.

Me këtë rast, Myftinia Shkodër bën me dije se të gjitha xhamitë e qytetit do të jenë të mbyllura për namaz të sabahut dhe për Fitër Bajram, të cilat do të zhvillohen të organizuara me xhemat në shesh, sipas programit që do të lajmërohet në vijim të ditëve të ngelura të Muajit Ramazan.