Myftiu priti studiuesin e afirmuar, z. Hajrudin S. Muja

Myftiu priti studiuesin e afirmuar, z. Hajrudin S. Muja

Ditën e enjte, më 27 korrik 2023, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt, studiuesin e afirmuar krajan, me banim në ShBA, z. Hajrudin S. Muja, që shoqërohej nga H. Murat Hanife Vela, antar i Këshillit të Qendrës Islame Shqiptaro-Amerikane në Queens të Nju Jorkut, si dhe imamin e nderuar të B.Islame Ulqin, H. Astrit Nikaj.

Myftiu Sytari shprehu kënaqësinë e madhe për këtë vizitë të shënuar të z. Hajrudin S. Muja, autorit të veprave të mëdha voluminoze, plot shënime dhe referenca, si: “Në fenë e të parëve”, botimet “Logos-A”, Shkup, “Kisha e sherrit”, botimet “Logos-A”, “Kraja”, “Ulqini dhe Tivari ndërmjet Krishtërimit dhe Islamit”, botimet “Logos-A, etj.

Gjatë bashkëbisedimit të këndshëm, bisedat u përqendruan tek fusha e botimeve, bota e librit, historia e muslimanëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kontributet e tyre për ruajtjen e identitetit islam nëpërmjet ngritjes së shumë qendrave islame, si dhe përpjekja e vazhdueshme për çështjen kombëtare, mësimin e gjuhës shqipe në xhamitë e tyre, rolin e hoxhallarëve shqiptarë në këtë drejtim, etj.

Me rastin e kësaj vizite, Myftiu i Shkodrës, i dhuroi mikut të vyer, studiuesit Muja, disa nga botimet e tij, si dhe një kolanë të plotë të “Buletin-it” të Myftinisë Shkodër.