“Mirësia” për Myftininë Shkodër, 500 kopjo të Kur’anit, me përkthimin e kuptimeve në shqip

“Mirësia” për Myftininë Shkodër, 500 kopjo të Kur’anit, me përkthimin e kuptimeve në shqip

Paraditën e së mërkurës, më 9 gusht 2023, Imam Muhamed B. Sytari, Myftiu i Zonës Shkodër, priti në një takim të përzemërt, mikun e Myftinisë Shkodër, z. Korab Kaja, drejtor i Fondacionit “Mirësia”.

Z. Kaja uroi mirëseardhjen e Myftiut nga Haxhi dhe sëbashku kujtuan emocionet e vizitës së vendeve të shenjta, detaje dhe stacione që nuk harrohen.

Në qendër të vëmendjes së kësaj vizite ishte edhe bashkëpunimi i kahershëm në mesin e sy institucioneve dhe mundësia e realizimit të disa projekteve të reja, që gjallërojnë jetën fetare dhe kulturore islame në Shkodër.

Ndërtimi i disa xhamive të reja, qendrave kulturore, si dhe projektet bamirëse me mbështetje, kryesisht nga Shteti i Kuvajtit, ishin në vëmendje.

Në kuadër të fushatave për përhapjen e Kur’anit Famëlartë dhe zhvillimit të aktiviteteve me vëmendje te shpërndarja e Fjalës së Allahut dhe rimëkëmbja e marrëdhënies së muslimanëve anembanë botës me Librin e shenjtë, fondacioni “Mirësia”, dhuroi sot për Myftininë Shkodër një kontigjent prej 500 kopjosh të botimit të ri të përkthimit të kuptimeve të Kur’anit Famëlartë në shqip dhe disa botime të reja me dobi.

Pas falënderimit, Myftiu ishte i mendimit për realizimin e një serie aktivitetesh kulturore për të ftuar opinionin drejt madhështisë dhe pozitës së lartë të Kur’anit Famëlartë në jetën e racës njerëzore.