Projektet e reja, Myftiu vizitoi Fondacionin “Mirësia”
Paraditën e së mërkurës, më 25 tetor 2023, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një takim pune në Fondacionin “Mirësia”, ku u prit nga drejtori i tij, z. Korab Kaja.
Pjesë e bashkëbisedimit të ngrohtë e vëllazëror ishin projektet e reja të Myftinisë Shkodër, rrugët e bashkëpunimit, infrastruktura e xhamive të zonës Shkodër, etj.
Myftiu Sytari, theksoi se është koha që të shohim për të korrigjuar disa prej gabimeve të shkuara, sidomos në ndërtimin e disa xhamive, të cilat, kanë nevojë urgjente për ndërhyrje të mirëmbajtjes, rimobilimit, shtimit të ambienteve në dobi të komunitetit, etj.
Drejtori Kaja, ishte i mendimit se bashkëpunimet e deritanishme kanë qenë të frytshme dhe falë tyre, është dhënë një kontribut shumë i madh, edhe falë donatorëve të vendeve mbështetëse, ku spikat Shteti i Kuvajtit, falë ndihmës së të cilëve, sot, harta e zhvillimit të xhamive dje qendrave islame në Shqipëri, është për t’u vlerësuar.