Myftiu vizitoi dëshmitarin e moshuar të ngjarjeve historike të nëntorit 1990
Paraditën e së hënës, më 13 nëntor 2023, në atmosferën e begatë të përkujtimit të 33-vjetorit të rihapjes së Xhamisë së Plumbit, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i shoqëruar edhe nga teologu Arben Halluni dhe imamit aktual të xhamisë së lagjes Ajasëm, z. Agron Kastrati, zhvilloi një vizitë në shtëpinë e kujdestarit të zellshëm të xhamisë së lagjes Ajasëm, njëkohësisht dëshmitar i ngjarjeve historike të nëntorit 1990, H. Latif Ura.
Myftiu u interesua për shëndetin e zotnisë së tij, pas një operacioni që ka kryer ditët e fundit.
“Gjyshit” të xhamisë së Ajasmës, siç e thërrasin të gjithë, me shumë dashamirësi e respekt,
Gjatë takimit të ngrohtë, mikpritësi falënderoi Myftiun me bashkëpunëtorë për vizitën dhe së bashku kujtuan momente të paharrueshme nga përpjekja për rindërtimin e xhamisë së Ajasmës, vazhdimi me normalitet i aktivitetit fetar dhe edukativ në xhamitë tona, pas ditëve vështira dhe të shënuara të rihapjes së Xhamisë së Plumbit, ku Haxhi Latifi me dy djemtë e tij ishin aty, duke dhënë kontributin e tyre, bashkë me shumë të rinj dhe zotni të nderuar muslimanë shkodranë.
Gjatë vizitës, Myftiu u lut për shëndetin e plakut të urtë e qëndrestar, H. Latif Ura, që sot, gëzon 96 vite dhe vazhdon të ketë dert xhaminë dhe frekuentimin e saj, për të cilën thotë: “Kur dëgjoj ezanin dhe e shoh veten të pamundur për të shkuar në xhami, i lutem Allahut me më marrë, ma mirë se mos me mujtë me shku në xhami!”