Nxënës të mejtepeve të xhamive të Shkodrës fitojnë çmime në Konkursin Ndërkombëtar të Kur’anit Famëlartë në Tiranë
Në kryeqytetin shqiptarë, Tiranë prej datës 10 – 12 nëntor 2023 u zhvillua Konkursi Ndërkombëtar i Kur’anit Famëlartë mes shteteve të Ballkanit dhe të Evropës Juglindore, të organizuar nga Ministria e Vakfit dhe Çështjeve Islame nga Arabia Saudite dhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.
Në këtë Konkurs nga Myftinia Shkodër, morën pjesë katër konkurrues: Erigers Tahiri (xhamia Ganjollë) në kategorinë e memorizimit të plotë të Kur’anit, Enes Behri (xhamia Dërgut) në kategorinë e memorizimit të pesë xhuzave të Kur’anit si dhe Fatima Zaja dhe Jusra Shehaj (xhamia e “Dy Vajzave”) në kategorinë e dy xhuzave të Kur’anit.
Pas një garë të fortë në mes 100 konkurrentëve nga vende të ndryshme, u mbajt ceremonia përmbyllëse si dhe u shpallën fituesit për kategoritë e konkursit dhe njëkohësisht u shpërndanë për ta çmime simbolike dhe monetare.
Çmimin e tretë për kategorinë e memorizimit të pesë xhuzave të Kur’anit e fitoi nxënësi Enes Behri, ndërsa çmimin e dytë në kategorinë e memorizimit të dy xhuzave të Kur’anit e fitoi nxënësja Jusra Shehaj.
Nxënësve tanë pjesëmarrës dhe fitues u urojmë suksese të mëtejshme në ruajtjen e Librit të Shenjtë të Allahut, Kur’anit Famëlartë.