Doli në qarkullim libri: “Ramazani Muaji i Rimëkëmbjes”

Doli në qarkullim libri "Ramazani Muaji i Rimëkëmbjes"

Doli në qarkullim libri: “Ramazani Muaji i Rimëkëmbjes”

Para pak ditëve, pikërisht gjatë këtij muaji të begatë të Ramazanit 2024, doli në qarkullim libri më i ri i Myftinisë Shkodër: “Ramazani Muaji i Rimëkëmbjes”.

Libri është një përmbledhje e temave të ndryshme, i botuar enkas për muajin e madhëruar të Ramazanit, të shkuar nga imamë dhe teologë të Shkodrës.

Në këtë libër trajtohen tema me mesazhe dhe këshilla fetare, të cilat do jenë frymëzues dhe tërheqëse për lexuesin, duke filluar nga rëndësia e fjalës pejgamberike: “Unë jam agjërues!”, që është edhe kryetema e këtij libri me dobi të shumta.

Lexuesi do të ketë mundësi të lexojë edhe tema të tjera me vlerë, si: Ramazani në jetën e të parëve, Namazi i teravisë-veçori e muajit të Ramazanit, Ramazani muaji i ngjarjeve të mëdha, Nata e Kadrit më e mirë se njëmijë muaj, etj.

Libri “Ramazani Muaji i Rimëkëmbjes” është redaktuar nga teologët Arben Halluni dhe Lavdrim Hamja dhe mund ta gjeni pranë Zyrës për Media dhe Arsim, në Myftininë e Shkodrës.