Promovohet libri: 55 Porosi nga i Dërguari i Allahut Muhamedi (a.s)

– 55 Porosi nga i Dërguari i Allahut Muhamedi a.s.

✍AIITC në bashkëpunim me Myftininë Shkodër organizoi në ambjentet e Xhamisë “Dy Vajzat” promovimin e librit: “55 Porosi nga i Dërguari i Allahut Muhamedi a.s.”

Botues: AIITC

Përgatiti për botim: Hamza Muhammad Saleh Ajjaj

Të pranishëm në këtë promovim ishin, Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari, z. Alban Kodra përfaqësuesues i Institutit AIITC dhe imami i xhamisë “Dy Vajzat” z. Lavdrim Hamja, si dhe besimtarë të xhamisë.

Hapja e aktivitetet u bë nga imami i xhamisë, z. Lavdrim Hamja ku në fjalën e tij përshëndetëse ai bëri një analizë të plotë të librit duke shpjeguar thellë kuptimin dhe vlerën e këtij botimi. Ai nënvizoi faktin se muslimani duhet të jetë i lidhur fort pas këshillave dhe udhëzimeve që i Derguari i Allahut ka lënë për besimtarët musliman.

Më pas fjalën e mori përfaqësuesi i AIITC, z. Alban Kodra, i cili njohu të pranishmit më tepër me veprimtarinë e AIITC të ushtruar ndër vite. Në fjalën e tij vuri theksin në rëndësitë e këshillave dhe porosive të Muhamedit a.s në këtë libër dhe shpjegoi vlerën që këto porosi kanë në jetën e çdo besimtari.

Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari falenderoi Institutin AIITC për bashkëpunimin dhe njëkohësisht i uroi suksese të mëtejshme. Në fund të fjalës së tij, Myftiu theksoi se duke lexuar këtë libër njohim më thellë bukurinë që na ofron feja islame.

Pjesëmarrësve iu dhurua një kopje e librit për ta shtuar në biblotekën e tyre. Pas ceremonisë, pjesëmarrësit u ulën sëbashku në sofrën e iftarit.

(www.aiitc.net)