Iftari i Bashkësisë Islame të Ulqinit, në gjurmët e traditës së vëllazërisë
Mbrëmjen e së enjtes, më 28 mars 2024, me ftesë të Kryeimamit të Ulqinit, Mr. Ali Bardhi, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, me bashkëpunëtorë, mori pjesë në iftarin protokollar të shtruar nga Mexhlisi i B.Islame të Ulqinit.
Me këtë rast, Myftiu Sytari, iu drejtua të pranishmëve me një fjalë përshëndetëse, duke uruar agjërim të mbarë dhe të pranuar dhe sa më shumë aktivitete të përbashkëta që e forcojnë edhe më tepër marrëdhënien vëllazërore në mesin e myftinive tona.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, H. Rifat ef. Fejziç, ambasadori i Republikës së Türkiyes në Mal të Zi, përfaqësuesi i Kryeimamit të Prizrenit, deputetë, drejtues vendorë, imamë e aktivistë të Bashkësisë Islame në Ulqin e më gjerë.
Gjatë kësaj vizite, Myftiu i Shkodrës, ishte pjesë edhe e një bashkëbisedimi me vlerë në studion e Tv Teuta, ku iu përgjigj pyetjeve të larmishme në një emision të posaçëm për Muajin Ramazan.