U promovua libri: “Ramazani muaji i rimëkëmbjes” në iftarin me imamët e Myftinisë Shkodër

U promovua libri: “Ramazani muaji i rimëkëmbjes” në iftarin me imamët e Myftinisë Shkodër

U promovua libri: “Ramazani muaji i rimëkëmbjes” në iftarin me imamët e Myftinisë Shkodër

Të hënën, më 1 prill 2024 | 22 Ramazan 1445, Myftinia Shkodër organizoi promovimin e librit më të ri të botuar nga Myftinia Shkodër: “Ramazani muaji i rimëkëmbjes”, të dalë enkas gjatë këtij muaji, ku merrnin pjesë imamë dhe antarë të këshillit të Myftinisë Shkodër.

Aktivitetin e hapi teologu Arben Halluni, i cili pasi i uroi mirëseardhjen të pranishmëve ia dha fjalën Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i cili në përshëndetjen e tij falënderoi dhe vlerësoi të gjithë imamët që kanë kontribuar me studimet e tyre të ndryshme, që shërbejnë si frymëzim për lexuesin dhe dobi për ta.

Në prag të iftarit, Myftiu u lut për begati dhe për agjërim e lutje të pranuar nga Zoti Madhniplotë.

Me këtë rast, Myftinia Shkodër shtroi një iftar për të pranishmit, i cili shoqërua me biseda dhe urime të përzemërta.