Myftiu i Shkodrës, bashkëbisedim me maturantët e Medresesë

Myftiu i Shkodrës, bashkëbisedim me maturantët e Medresesë

Myftiu i Shkodrës, bashkëbisedim me maturantët e Medresesë

Ditën e martë, më 2 prill 2024, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, ishte pjesë e një bashkëbisedimi, ndryshe prej herave të tjera, me maturantë të përzgjedhur të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”.

Me ftesë të drejtorit, z. Kujtim Dervishi, Myftiu Sytari, foli rreth tërheqjes së tij drejt besimit dhe studimeve rreth Thirrjes Islame dhe studimeve në Siri.

Nëpërmjet materialeve që kishte sjellë me vete, Imam Muhamed B. Sytari, shpjegoi lidhjen e tij me librin, marrëdhëniet me hoxhallarët e mëdhenj prej të cilëve ka mësuar, lidhjen e veçantë me dijetarin me famë botërore, H. Vehbi S. Gavoçi, si dhe letërkëmbimin e pasur me Hirësinë e Tij.

Myftiu u ndal edhe tek krijimtaria e tij ndër vite, ku dha informacione të dobishme rreth botimeve të ndryshme ndër vite, duke nisur nga botimi i parë në vitin 1998 e deri më sot, kur ka botuar mbi 20 libra dhe vazhdon të japë kontributin e tij, nëpërmjet letrës dhe lapsit.

Imam Muhamed B. Sytari, theksoi se pozita e tij si thirrës islam, është më e lartë se ajo e Myftiut të Shkodrës, që mbetet një post me shumë rëndësi, porse një stacion kalimtar në jetën e tij.

Tregoi për arsyet e botimit të shumë prej veprave të tij, duke theksuar se shfrytëzimi i kohës është arma më e fortë, me të cilën njeriu musliman përballet me sfidat e kohës dhe pengesat e episodeve të shumta të jetës.

Ai dha këshilla të shumta, që mund t’i ndiqni në linkun e mëposhtëm: