Iftari i vëllazërisë Prizren – Shkodër – Ulqin, vazhdon traditën e tij!
Ditën e mërkurë, më 3 prill 2024, me ftesë të Kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, H. Valon Ibrahimi, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, me bashkëpunëtorë, mori pjesë në iftarin e përvitshëm tradicional, të B.Islame të Prizrenit.
Gjatë këtij takimi, drejtuesit e myftinive, ndanë mesazhe dhe urime, ide dhe mendime në funksion të rritjes së bashkëpunimit në mesin e myftinive tona.
Në fjalën e rastit, mbajtur para të pranishmëve, Imam Muhamed B. Sytari, theksoi se takimet e myftinive Shkodër, Ulqin e Prizren, sidomos gjatë Muajit Ramazan, janë shembull i përgjegjësisë që kemi në rritjen e bashkëpunimeve për të mirën e harmonisë tonë islame dhe asaj kombëtare, duke u dëshmuar si ndërtues të urave dhe mbrojtës të traditave dhe tabanit fetar e kombëtar.
Bashkëbisedimet e ngrohta e vëllazërore vijuan edhe pas namazit të teravisë.
Gjatë kësaj vizite në Prizren, Myftiu i Shkodrës, u takua edhe me myftilerët e nderuar të Ulqinit, Malishevës e Pukës, sikurse takoi edhe dy drejtuesit e mëparshëm të K.B.Islame në Prizren, H. Lutfi Ballek dhe H. Besim Berisha, me të cilët ndau urimet dhe lutjet e këtij Muaji të begatë.