Myftiu jep mesazhin e Natës së Kadrit

Myftiu jep mesazhin e Natës së Kadrit

Myftiu jep mesazhin e Natës së Kadrit

Nga minberi i xhamisë së Parrucës, të xhumanë e 5 prillit 2024, Myftiu i Zonës Shkodër, Imam Muhamed B. Sytari, iu drejtua besimtarëve të shumtë të pranishëm në xhami, me një mesazh, në prag të Natës së Kadrit.

Myftiu theksoi se çdo gjë në këtë botë e ka një fillim dhe një fund, poashtu edhe Muaji Ramazan 1445, po afrohet drejt përfundimit të tij, si një proces i natyrshëm, drejt të cilit shkojmë të gjithë.

Imam Sytari tha se kulmi i Muajit Ramazan, është Nata e Kadrit, që sikurse e lexojmë edhe në Kur’anin Famëlartë, është: “Më e mirë se njëmijë muaj!”.

Ai vuri theksin tek kuptimet e kësaj Nate, që është simbolikë e ruajtjes dhe forcimit të dinjitetit dhe krenarisë së besimit, duke e frymëzuar individin dhe shoqërinë islame drejt shembujve më të lartë të shoqërive elitare.

Nga këtu, Myftiu kërkoi që secili të pyes veten se a jemi sot, në shoqërinë ku jetojmë, elitë dhe njerëz me peshë, si fryma e Natës së Kadrit, apo thjeshtë, një masë e ngjashme me shumën e detit, që përtej pamjes së jashtme, është thjeshtë shfaqje pa vlerë?!

Myftiu Sytari u lut për besimtarët, popullin e Shkodrës, Shqipërisë dhe mbarë njerëzimin, për ditë më të mira, më afër besimit dhe larg zullumeve, skamjes dhe dekadencës morale.

Për më shumë, kliko linkun në vijim: