Nata e Kadrit – Dyndje e madhe e besimtarëve, sidomos e rinisë në xhamitë e Shkodrës

Nata e Kadrit - Dyndje e madhe e besimtarëve, sidomos e rinisë në xhamitë e Shkodrës

Nata e Kadrit – Dyndje e madhe e besimtarëve, sidomos e rinisë në xhamitë e Shkodrës

Nata e Madhe e Kadrit ka mbledhur besimtarë të shumtë, kryesisht të rinjë nëpër xhamitë e qytetit të Shkodrës, por edhe të fshatrave.

Në xhaminë e Parrucës e mbushur si asnjë herë më parë me besimtarë të shumtë, burra dhe gra, kryesisht të rinjë, të cilët prezantuan për faljen e namazit të Teravive dhe Kijamul-Lejl me rastin e Natës së Kadrit, u shoqërua me mbajtje të derseve dhe mesazheve nga Mytiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, dhe teologu Arben Halluni, si dhe u kënduan pjesë nga Kurani Famëlartë, dua-lutje, salavate dhe dhikre nga hafizi turk Osman Osmagden dhe nga imami i xhamisë, H. Naim Drijaj.

Atmosfera e Natës së Madhe të Kadrit ishte teje e dukshme edhe në xhamitë

e tjera të Shkodrës në qytet dhe në fshatra, ku besimtarë të shumtë morën pjesë në faljen namazit të teravisë, namazin e natës, etj.

Nata e Kadrit e cila është një nga netët më të rëndësishme të kalendarit islam konsiderohet më e vlefshme se një mijë muaj, është në dhjetë ditët e fundit të muajit të Ramazanit, muaji më i rëndësishëm për mbarë umetin islam.