Dr. Hamza Roberto Piccardo: “Ia kam kushtuar jetën Kur’anit dhe komentimit të tij!”

Dr. Hamza Roberto Piccardo Ia kam kushtuar jetën Kur'anit dhe komentimit të tij!

Dr. Hamza Roberto Piccardo: “Ia kam kushtuar jetën Kur’anit dhe komentimit të tij!”

Paraditën e xhumasë, më 12 korrik 2024, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt, studiuesin dhe shkrimtarin e afirmuar italian, Dr. Hamza Roberto Piccardo, i mirënjohur njëkohësisht për përkthimin e Kur’anit Famëlartë në gjuhën italiane.

Gjatë takimit të përzemërt, Myftiu Sytari shprehu kënaqësinë dhe nderin e madh për pritjen e këtij miku të veçantë. Njëkohësisht, theksoi, se përtej vonesës së këtij takimi fizik, Dr. Piccardo ka hyrë në shtëpitë tona me veprën e tij para shumë dekadash.

Nga ana e tij, Dr. Piccardo, shprehu kënaqësinë e tij për këtë vizitë dhe emocionet e përjetuara nga atmosfera e ditës së xhuma në Shkodër, ku leximet kur’anore dhe salavatet mbulojnë horizontet me bekimet e Zotit.

Bashkëbisedimi u fokusua tek përhapja e Islamit në Itali e perëndim, shtimi i xhamive dhe faltoreve dhe angazhimet e zotërisë së tij në shërbim të Kur’anit.

Më pas, me ftesë të Myftinisë Shkodër, Dr. Hamza Roberto Piccardo, mbajti edhe një ligjëratë plot mesazhe të vlefshme për besimtarët e pranishëm.