Dr. Salahudin Keftaro pritet nga Kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci

Dr. Salahudin Keftaro pritet nga Kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci

Dr. Salahudin Keftaro pritet nga Kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci

Paraditen e së martës, më 5 nëntor 2024, mendimtari islam damasken, Dr. Salahudin Keftaro i shoqëruar edhe nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, është pritur në një takim kortezie nga kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci.

Gjatë takimit të përzemërt Dr. Keftaro shprehu kënaqësinë e madhe të kësaj vizite në qytetin e Shkodrës për të cilin tha, se: “Sa herë që e vizitoj Shkodrën e ndiej veten sikur jam në shtëpinë time. Atmosfera e ngrohtë, dashamirësia e njerëzve, fryma e besimit dhe e qytetarisë më mahnit! Vlerësoj maksimalisht frymën e harmonisë ndërfetare, që shprehet më së miri edhe në këtë mozaik të bukur të xhamive pranë kishave dhe që shpresoj se me pjekurinë e prijësve fetarë dhe të besimtarëve të zhvillohet edhe më shumë në të ardhmen!”

Dr. Keftaro shprehu kënaqësinë e tij dhe vlerësoi mikpritjen e kryetarit të Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci, të cilit i uroi mbarësi dhe punë të mbarë duke theksuar, se zhvillimi i qytetit dhe angazhimi për të punuar maksimalisht për të mirën e njerëzve dhe mirëqenien e tyre është detyrë e të gjithëve, dhe se duhet të angazhohemi përherë e më shumë për të mirën tonë të përbashkët.

Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci falënderoi mendimtarin islam damasken, Dr. Salahudin Keftaro për vizitën duke shprehur kënaqësinë e tij për këtë takim të ngrohtë dhe theksoi, se është detyrë e të gjithëve, që dorë për dore të bashkëpunojmë për të mirën e përbashkët, sikurse falënderoi kontributin e Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari dhe të Myftinisë së Shkodrës për përhapjen e vlerave të besimit dhe qytetarisë nëpërmjet aktivitetit të përditshëm.

Vizita u mbyll me këmbimin e dhuratave simbolike dhe foton e përbashkët.