Dita Botërore e Kafesë Turke në Shkodër

Dita Botërore e Kafesë Turke në Shkodër

Dita Botërore e Kafesë Turke në Shkodër

Me rastin e 5 dhjetor – Dita Ndërkombëtare e Kafesë Turke, instituti turk “Yunus Emre”, Shkodër organizoi ditën e enjte, më 5 dhjetor 2024, aktivitetin“Kafeja Turke për Hatrin 40 Vjeçar”.

Në kuadër të kësaj ditë qytetarët shkodranë patën mundësi të shijojnë kafen turke, por edhe të njihen me traditën e hershme të saj.

Në këtë aktivitetet ishte i ftuar edhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i cili pasi falënderoi drejtuesit e institutit për mikpritjen dhe organizimin e këtij aktiviteti shumë domëthënës në mes të tjerave tha:

“Ky aktivitet na lidhë me traditën, kulturën dhe trashëgimin e vendit tonë. Dhe kur ke thanë kafe turke i ke thanë të gjitha në Shkodër.

Sikurse, kur kemi kafen turke pranë nesh kemi hatër gjithmonë të parët tanë që e kanë trashëgu këtë formë ndeje plot dije, kulturë dhe vlera.

Dhe pa tjetër, kafja turke është një hallkë prej hallkave të rëndësishme që e mbajnë të gjallë këtë zinxhir të vlerave, që na lidh me trashëgiminë e hilafetit tonë të lavdishëm Osman dhe ndërkohë ne si shqiptarë, së bashku me popullin turk jemi vëllezër, sespe na lidh historia jonë e përbashkët dhe shpirti i këtij Islami, por edhe i vlerave universale të tij, na lidh vëllazëria mbi 5-së shekullore, ku ne si shqiptarë apo ne arnautët edhe turqit bashkarisht kuvendonim dhe drejtonim botën, duke jetësuar vlerat më të mirë të drejtësisë, të tolerancës, të dijes dhe bashkëjetesës në mes popujve.

Me një kafe turke ne kemi kuvendu botën dhe kemi dëshhmuar se jemi njerëz të lartë!”

Ndërsa, drejtori i institutit “Yunus Emre” për Shqipërinë, z. Oğuzhan Sakoğlu, pasi falënderoi në mënyrë të veçantë prezencën e Myftiut të Shkodrës, u shpreh se është gjithmonë kënaqësi që ta bashkëndajmë me shkodranët kafen turke.

Ai tha se: “Kafeja turke është prezente prej 11 shekujsh në shumë vende të botës, mes të cilave edhe Shqipëria. Për shumë vite me radhë shqiptarët kanë preferuar kafen turke, gjë të cilën një pjesë e bëjnë edhe sot”.