Marrëdhënia babë-djalë, në amanetin e Hz. Ibrahimit dhe Hz. Jakubit!

“Marrëdhënia babë-djalë, në amanetin e Hz. Ibrahimit dhe Hz. Jakubit!”

Marrëdhënia babë-djalë, në amanetin e Hz. Ibrahimit dhe Hz. Jakubit!

Ditën e xhuma, më datë 6 dhjetor 2024, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari mbajti dërsin e xhumasë në xhaminë e “Dy Vajzave”.

Nëpërmjet komentimit të ajetit 132, të sures El-Bekare, Myftiu u ndal te disa stacione shumë të rëndësishme në edukimin e brezit të ri.

Ndër të tjera, ai theksoi: “Në prag të vdekjes, Hz. Ibrahimi i la ca amanet djemve të tij. Poashtu, Hz. Jakubi, nipi i tij. Ajeti 132 i sures “El-Bekare”, është në të vërtetë një seri leksionesh të pashembullta, që i nevojiten çdo prindi për të dëshmuar aftësitë e tij në edukim, sipas hartës së udhëzimit hyjnor.

A dimë ne sot, të edukojmë fëmijë besimtarë, zemërgjerë, bujarë, të pastër, të ndershëm e xhelozë për nderin e shenjtëritë e veta? A dimë ne të lexojmë ajetet kur’anore, nëpërmjet të cilave ftohemi të jemi njerëz të ekuilibruar, të matur, ndërtues e të denjë për të mbajtur mbi supe amanetet e shtrenjta të më të mirëve?”

Tema e edukimit të brezit të ri dhe rinisë është patjetër një ndër tematikat më të ndjeshme në kohët që po kalojmë. Myftinia Shkodër nëpërmjet udhëzimeve, që i ka dhënë imamëve të saj po tërheq vëmendjen e shoqërisë herë pas here për të qenë të vëmendshëm në këtë çështje shumë të rëndësishme, që i shërben ndjenjës fetare dhe asaj kombëtare.

Dërsin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.