Myftiu takon disa imamë për aktivitetet e Tre Muajve të Mirë

Myftiu takon disa imamë për aktivitetet e Tre Muajve të Mirë

Myftiu takon disa imamë për aktivitetet e Tre Muajve të Mirë

Pasditën së mërkurës, më 15 janar 2025,  Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari së bashku më disa anëtarë të stafit të Myftinisë zhvilloi një takim pune me imamë të xhamive, në të cilat do të zhvillohet cikli i ri i ligjëratave me rastin e Tre Muajve të Mirë, Rexheb, Shaban dhe Ramazan, 1446/2025.

Përveç saj, Myftiu u interesua edhe për jetën fetare në këto xhami, rreth aktiviteteve të tyre sidomos në aspekt të Thirrjes Islame, të edukimit të fëmijëve, si dhe diskutoi mbi çështje të ndryshme që lidhen me mirëmbajtjen e xhamive, me komunitetin që shërbejnë dhe veprimtarinë fetare në përgjithësi.

Myftiu kërkoi që angazhimi i çdo imami të rritet gjithnjë e më tepër në aspekt të përmbushjes së detyrave të përbashkëta misionare në shërbim të besimtarëve. Sikurse, u diskutua për  ruajtjen e tabanit shekullor islam, kontaktet me emigrantët bashkatdhetarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës dhe zhvillimin me ta, sipas mundësive, të kurseve dhe ligjëratave të ndryshme fetare, duke shfrytëzuar edhe rrjetet sociale dhe teknologjinë.

Kujtojmë, se ky cikël ligjëratash do të mbahet nga Myftiu i Shkodrës në këto xhami: Dragoç, Vukatanë, Mjedë, Kuç, Shkjezë, Shtuf dhe Melgushë, sipas një programi të afishuare për të interesuarit.